Kosova
Shoqatat shqiptare të Gjermanisë dënojnë gjuhën e përdorur ndaj kryediplomates kosovare
Çdo kërkesë nga cilado parti apo cilido lider politik për zbardhjen e vrasjeve politike të ndodhura gjatë dhe pas luftës në Kosovë është veprim human dhe obligim i shtetit ligjor ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, thuhet mes tjerash në reagim

Përmes një reagimi publik, shoqatat shqiptare në Gjermani kanë reaguar ashpër ndaj fyerjeve dhe etiketimeve që u bënë ditë më parë kundër ministres së Jashtme kosovare, Donika Gërvalla, raporton Albinfo.ch.
Këto shoqata konsiderojnë se sulmet e orkesturuara të filluara në tempullin e demokracisë në Kuvend, gjuha e përdorur pa etikë, fyerjet, arroganca dhe sulmet verbale deri në sulm fizik ndaj ministres së Punëve të Jashme dhe Diaspores, znj. Donika Jusuf Gërvalla, tregojnë sjelljen e një klase tanimë të tejkaluar politike, të dëshpëruar, që duken në panik, e cila humbi komoditetin e pushtetit dhe përfitimet nga abuzimi i skajshëm i pushtetit.
Reagimi i plotë:
Shoqatat Kulturore „Sali Çekaj“- Pfaffenhofen,
“Qendra kulturore” Hailbron
„Abeja“-Freising
„Shqiponjat e Bajernit“-Egenfelden.
FC „Kosova“ München “Yjet e Kosovë” e.V. Emmendingen dhe „ Dardania“ nga Manheimi dhe Wiesbaden, „Kadri Zeka“ nga Nörtingeni.
Rrjeti shqiptaro-gjerman për angazhim politik (DANPE).
Shoqata “Gjergj Kastrioti -SKENDERBEU“ Minchem.
“Uniteti i Diasporës Shqiptare” Waiblingen
Të nderuar bashkatëdhetarë dhe ju qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sulmet e orkesturuara të filluara në tempullin e demokracisë në Kuvend, gjuha e përdorur pa etikë, fyerjet, arroganca dhe sulmet verbale deri në sulm fizik ndaj ministres së Punëve të Jashme dhe Diaspores znj. Donika Jusuf Gërvalla tregojnë sjelljen e një klase tanimë të tejkaluar politike, të dëshpëruar duken në panik, e cila humbi komoditetin e pushtetit dhe përfitimet nga abuzimi i skajshëm i pushtetit. Çdo kërkesë nga cilado parti apo cilido lider politik për zbardhjen e vrasjeve politike të ndodhura gjatë dhe pas luftës në Kosovë është veprim human dhe obligim i shtetit ligjor ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Arsyetimi se kinse po sulmohet dhe gjykohet UÇK-ja është një manovër,alibi dhe shpifje e dukshme.Mjafton të i shikoni deklaratat e pasurisë së disa protagonistëve dhe ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët e kompromituan luften dhe paqen me veprimet dhe sjelljet e tyre të abuzimit me pushtetin dhe e kuptoni se sa i shërbyen vendit dhe ndërtimit të shtetit ligjor. Moszbardhja e vrasjeve politike nxiti dhe presionin të mbrenshem dhe nga SHBA-ja,BE-ja. Sot ish-liderët e UÇK-së po mbahen në burg të Hagës sepse Kosova dhe udhëheqësit e saj politik për 20-vite nuk arritën apo nuk deshën të vendosin drejtësi për viktimat e vrasjeve politike. Disa nga ata udheheqës sot dyshohen si nxitës apo porositës të atyre vrasjeve për arritjen e ambicieve individuale politike e karrieriste dhe pasurim enorm.Asnjë parti apo person nuk ka të drejtë ta privatizojë UÇK-në sepse ajo është vlerë kombëtare. Shumë njerëz kanë dhënë kontributin e vet për lirinë e Kosovës. Fshehja prapa UÇK-së nuk i ndihmon, por e dëmton imazhin dhe rolin çlirimtar të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës në proceset integruese në BE dhe NATO.Rrugët e integrimit do të hapen kur në këtë shtet do të funksionojë shteti ligjor, kur bandat kriminale dhe kapësit e shtetit do të dalin para drejtësisë. Nga deputetët kërkohet të tregojnë kulturë, edukatë dhe tolerancë sepse janë pasqyra dhe imazhi i popullit. Vendi ndodhet në një krizë të thellë pandemike dhe ekonomike. Tani në rend të parë kërkohet unitet, konsensus, përgjegjësi dhe vetëdije shtetërore dhe kombëtare për tejkalimin e pandemisë, për zhvillim ekonomik dhe fuqizim të drejtësisë, për konsolidimin e demokracisë dhe mbrojtjen e interesave shtetërore e kombëtare në marrëdhëniet ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” në Bern ka bërë të ditur se këtë vit do të organizojë...
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj