Lajme
Shoqata “Naim Frashëri” në Austri kremtoi Festën e Flamurit me program kulturo-arsimor
Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri organizoi sot një program të pasur kulturo-arsimor me nxënësit që mësojnë gjuhën shqipe, në nder të Festës së Flamurit.
Nxënësit e mësuesve Miradije Berishaj, Osman Ademi, Desara Gjonej dhe Ibrahim Hasanaj performuan valle burimore, recitime, drama dhe monologje, duke sjellë mesazhe për ruajtjen e traditës dhe lidhjen me kulturën shqiptare. Çdo aktivitet u shoqërua me emocione dhe nostalgji për atdheun, ndërsa dramat dhe recitimet përçuan mesazhin se kultura është një urë që lidh të kaluarën me të tashmen.
Programi u moderua nga kryetari i Shoqatës, Osman Ademi, ndërsa mësuesit e tjerë kontribuan në përgatitjen dhe realizimin e aktivitetit.
Shoqata falenderon Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri për mbështetjen, veçanërisht për mbulimin e sallës, si dhe Halil Jasharin për dokumentimin fotografik të aktivitetit. Mirënjohje u shpreh edhe për nxënësit, prindërit, kolegët dhe mysafirët që morën pjesë në ngjarje.
Ngjarja vuri në pah rëndësinë e artit dhe arsimit në ruajtjen e identitetit dhe traditës shqiptare, edhe për brezat e rinj që jetojnë jashtë vendit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











