Lajme
Shoqata Kulturore Shqiptare në Bernë zgjedh për herë të parë një grua në krye të saj
Për herë të parë Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi, Bernë, do të drejtohet nga një grua.
Arbenita Zeka-Surdulli u zgjodh Kryetare e SHKSH Bashkimi, Bernë, Merita Mustafa, sekretare, ndërkaq Sabedin Selmani, arkëtar.
Gjithashtu u zgjodhën edhe udhëheqësit e katër komisioneve, Komisioni për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, që do të udhëhiqet nga Xhemail Murtishi, këngëtar, Komisionin për Integrim do ta udhëheqë, Korab Rashiti, deputet kantonal në Bernë, Dr. Alida Ramaj do ta drejtojë Komisionin për Informim, ndërkaq Komisionin e Gruas do ta udhëheqë Teuta Gashi-Kryeziu, pedagoge sociale.
Në kuvendin e hapur dhe të 7-të zgjedhor të SHKSH Bashkimi që u mbajt në Bernë, morën pjesë 33 kuvendarë me të drejtë vote.
Gjatë zgjedhjes së kryesisë së re, rëndësi e veçantë i është kushtuar përfshirjes së anëtarëve nga të gjitha trojet shqiptare, ndërkaq risia tjetër është se për herë të parë në krye të shoqatës janë zgjedhur 4 gra, njofton shoqata.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














