Kalendari

Shoqata Kulturore Shqiptare „Atdheu“ organizon tubim festiv

Për nderë të 17 shkurtit- Ditës së Pavarsisë së Kosovës, Shoqata Kulturore Shqiptare “ATdheu” në Thun, organizon tubim të madh festiv. Me këtë rast do të shfaqet një program i pasur kulturor me këngë e valle shqiptare nga SHKSH “Atdheu” me seli në Thun dhe këngëtarët Vëllëzrit Mëziu. Tubimi mbahet më 21 shkurt 2015, duke filluar në ora 18:30 në restorantin “Moris”, Frutigenstrasse 68D.