Lajme
Shoqata e transportit ajror ul parashikimin e kërkesës për udhëtimet ajrore
Kërkesa globale për udhëtime ajrore në gjysmën e dytë të vitit pritet të arrijë në vetëm 38 % të niveleve të para krizës së vitit 2019, paralajmëroi sot Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Grupi i industries ajrore shpresonte për një normë prej 51 %, por ai e uli parashikimin e tij ndërsa qeveritë kanë forcuar kufizimet e udhëtimit, në përgjigje të varianteve të reja dhe më infektive të COVID.
Vlerësimi i ri bazohet në supozimin se kufizimet e udhëtimit do të hiqen gradualisht, pasi ekonomitë e pasura të kenë vaksinuar grupe me rrezik të lartë, duke krijuar disa kërkesa për sezonin e pikut të udhëtimeve në hemisferën veriore rreth mesit të vitit.
Sipas këtij skenari, linjat ajrore do të përballen me një humbje prej 75 miliardë dollarësh këtë vit.
IATA vlerëson se nëse kufizimet e udhëtimit zgjasin më shumë, kjo humbje do të jetë 95 miliardë dollarë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










