Jeta në Austri
Shoqata “Dardania” në Knittelfeld/Austri, me kryesi dhe energji të re
Të përkushtuar për të vazhduar traditën e aktiviteteve shqiptare
Shoqata “Dardania” në Knittelfeld të Steiermarkut, në Austri, që prej tri dekadave njihet për organizimin e aktiviteteve të llojllojshme shqiptare.
Pas një pauze të gjatë për shkak të pandemisë, shoqata “Dardania” kthehet me energji të re për të vazhduar traditën e aktiviteteve shqiptare.
Më 19.11.2022 shoqata “Dardania” zgjodhi kryesinë e re. Me shumicë votash, kryetar i shoqatës u zgjodh Enver Tershani; nënkryetar, Shqipëron Sopa; për të vazhduar më tutje me Lumni Haziraj, sekretar dhe Pajtim Shurdhaj, arkëtar.
Kryetari Enver Tershani në një prononcim për albinfo.at premtoi se shoqata do të vazhdojë me aktivitete shqiptare në këtë pjesë të Austrisë. “Besoj se jemi kthyer me një energji pozitive dhe të motivuar për të vazhduar me aktivitete të shumta, qoftë ato humanitare, kulturo – artistike, gjuhësore, sportive e të tjera. Përveç aktiviteteve të tjera, ne do t’ i japim rëndësi edhe aktivitetit “Dita e Kulturës Shqiptare” që e organizojmë këtu në Knittelfeld. Po ashtu, do të sjellim edhe grupe muzikore, grupe valltaresh nga trevat shqiptare si dhe shumë aktivitete të tjera për të ruajtur motivin tonë kryesor, e që është se nuk dëshirojmë të jemi gjenerata e fundit që e quan vetën shqiptarë në Austri. E gjithë kjo mund të bëhet vetëm duke punuar dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin”, ka thënë kryetari i sapoemëruar, Enver Tershani.
Të tjera nga Jeta në Austri
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











