Lajme
Shoqata Botërore e Mjekësisë bën thirrje për vaksinim masiv me doza përforcuese
Frank Ulrich Montgomery, mjeku gjerman që kryeson Shoqatën Botërore të Mjekësisë, ka bërë thirrje për përdorimin e gjerë të vaksinave përforcuese kundër COVID-19, ndërsa në Gjermani po zhvillohet një debat se si të vaksinohen miliona njerëz të cënueshëm përpara se të fillojë dimri.
“Të gjithë ata që janë vaksinuar plotësisht gjashtë muaj më parë duhet të marrin një vaksinë përforcuese së shpejti”, tha Montgomery për gazetat e grupit mediatik “Funke”, në komentet e botuara sot.
Ai vuri në dukje se një fushatë e re, e centralizuar vaksinimi ishte e nevojshme në Gjermani, këtë vjeshtë, një fushatë që duhet të promovojë dy dozat e vaksinave kundër COVID-19 për të pavaksinuarit, si edhe ato përforcuese.
“Për shkak se mbrojtja imune bie pas gjashtë muajsh, ne si shoqëri duhet të kemi interes që kjo mbrojtje të mbetet e qëndrueshme”, pohoi Montgomery.
Organi më i lartë për administrimin e vaksinave në Gjermani njoftoi sot se po punon “shumë intensivisht” nëse do të rekomandojë një raund të tretë të vaksinimit për të gjithë.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












