Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sot në Vlorë në ceremoninë shtetërore për shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Pjesëmarrjen e saj e ka bërë të ditur Presidenca e Republikës së Kosovës. Ceremonia shënon 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912.
Vlora zë një vend të veçantë në historinë kombëtare, si qyteti ku Ismail Qemali dhe përfaqësuesit e trevave shqiptare shpallën Pavarësinë. Çdo 28 Nëntor, ajo bëhet pikëtakim i kremtimeve në nderim të kësaj ngjarjeje historike.
Dita e Flamurit kremtohet në Shqipëri, Kosovë, trevat e tjera shqiptare dhe në diasporë. Përmes ceremonive përkujtimore dhe aktiviteteve kulturore, shqiptarët nderojnë figurat e pavarësisë dhe trashëgiminë që i bashkon./Albinfo.ch