Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vendosur sot flamurin kombëtar shqiptar në ndërtesën e komunës, me rastin e 28 Nëntorit, përcjell albinfo.ch.
Sinani ka ndarë edhe pamjet e ngritjes së flamurit, duke përcjellë urimin për Ditën e Flamurit.
“Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit!”, ka shkruar ajo.
Vendosja e flamurit në ndërtesën komunale shënon kremtimin e festës kombëtare në Preshevë, në ditën kur shqiptarët kujtojnë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912./Albinfo.ch