Skip to content

Nisje me fitore për Zvicrën, Dario Caviezel triumfon në Kupën e Botës në Kinë

Keystone

Snowboardisti zviceran mposhti në finale austriakun Benjamin Karl dhe siguroi fitoren e pestë të karrierës në Kupën e Botës.

Snowboardisti zviceran Dario Caviezel e ka nisur sezonin e ri me fitore, duke triumfuar sot në sllallomin gjigant paralel në Snow Ruyi të Kinës, përcjell albinfo.ch.

Sportisti nga kantoni Graubünden ishte më i shpejti në kualifikime dhe vazhdoi me paraqitje të suksesshme deri në finale, ku u përball me austriakun Benjamin Karl.

Megjithëse në pikën e dytë të matjes së kohës ishte 32 të qindtat pas rivalit, Caviezel e përmbysi diferencën dhe e përfundoi garën me dy të dhjetat e sekondës epërsi.

Për zviceranin kjo ishte fitorja e pestë në Kupën e Botës dhe e katërta në disiplinën e sllallomit gjigant paralel.

Në konkurrencën e femrave triumfoi italiania Lucia Dalmasso. Zviceranet Flurina Neva Bätschi dhe Xenia von Siebenthal u renditën përkatësisht në vendin e nëntë dhe të njëmbëdhjetë./Albinfo.ch