Skip to content

Tetova vishet kuqezi, rreth 1.500 nxënës marshojnë për Ditën e Flamurit

Me veshje dhe çadra kuqezi, nxënësit iu bashkuan kremtimeve të 28 Nëntorit në rrugët e Tetovës.

Rreth 1.500 nxënës kanë marrë pjesë sot në një marshim festiv në Tetovë, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, përcjell albinfo.ch.

Të veshur me ngjyrat kuqezi, nxënësit kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit. Pjesë e organizimit ishin edhe çadrat kuqezi, të cilat i dhanë një pamje të veçantë aktivitetit.

Marshimi është mbështetur nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe ka përcjellë atmosferë festive e mesazhe krenarie kombëtare.

Aktiviteti u zhvillua në ditën kur shqiptarët kremtojnë 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë./Albinfo.ch