Skip to content

Burj Khalifa vishet kuqezi, Dubai nderon Ditën e Flamurit shqiptar

Kulla ikonike në Dubai u ndriçua me flamurin shqiptar për 28 Nëntorin. Edi Rama falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për gjestin.

Burj Khalifa në Dubai është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar, në nder të 28 Nëntorit dhe 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.

Në fasadën e kullës është shfaqur shqiponja e zezë dykrenare mbi sfondin e kuq, duke sjellë simbolin kombëtar shqiptar në një prej ndërtesave më të njohura në botë.

Pamjet i ka ndarë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për këtë shenjë respekti ndaj festës kombëtare.

“Në Dubai, miqtë e Emirateve të Bashkuara Arabe nderojnë Ditën e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë. Falënderit dhe respekt”, ka shkruar Rama./Albinfo.ch