Lajme
Sonte, në Wetzikon hapet ekspozita e Shoqatës “ArtPlisi” me veprat e 17 artistëve shqiptarë
Në veçanti është ky rast i rrallë për të parë veprat e artistit nga Tirana, Saimir Strati, i cili mban 11 rekorde botërore në teknikat e ndryshme të mozaikut
“Ju ftojmë të merrni pjesë në ekspozitën e përbashkët të 17 artistëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër, e cila organizohet në kuadër të aktiviteteve kulturore të shoqatës së posaformuar të arteve pamore “ArtPlisi”, në galerinë “Kemptnertobel” në Wetzikon”, thuhet në një njoftim të shoqatës së re.
Në mbrëmjen e hapjes (Vernisage) do të keni rastin që më për së afërmi t`i përjetoni veprat e këtyre piktorëve të spikatur, transmeton albinfo.ch. Në veçanti është ky rast i rrallë për të parë veprat e artistit nga Tirana, Saimir Strati, i cili mban 11 rekorde botërore në teknikat e ndryshme të mozaikut.
Veç të tjerëve, punimet e tyre do t`i ekspozojnë edhe piktorët si: Ramë Dardania nga Gjeneva dhe maestro Idrizi Berisha “Xhixhi” i cili vjen nga Kosova si pjesëmarrës nderi por edhe shumë të tjer, thuhet në njoftimin e dërguar nga kryetari i shoqatës, Dussi Sadriji.
Hapja e ekspozitës bëhet më 9.11. 2024, me fillim në orën 18.00 ndërsa mbyllja, më 01. dhjetor 20024, në orën 17.00.
Adresa: Gallerie “Kemptnertobel”, Tobelweg 9, 8623, Wetzikon
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit09 Nëntor 2024
- Ora18:00
- LokacioniWetzikon
- Data e përfundimit3 Nëntor 2024 - 11:00
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















