Lajme
Shokuese: 12 gra të vrara brenda këtij viti në Austri
Austria është duke u përballur me një trend trishtues. Vetëm brenda vitit 2021 numërohen 12 viktima gra të vrara

Austria del të jetë shteti i vetëm në Bashkimin Evropian ku gjatë vitit vriten më shumë femra sesa meshkuj. Shumica e këtyre vrasjeve vijnë nga partnerët apo ish-partnerët e tyre. Rasti i fundit ishte vrasja e një 36 vjeçares nga bashkëshorti i saj 44 vjeçar, njofton albinfo.at.
Ngjarja ka ndodhur në Simmering të Vjenës kurse çifti sipas mediave austriake ishte me prejardhje serbe. Sipas llogaritjes së gazetës oe24.at, mesatarisht çdo 11 ditë apo tri gra në muaj vriten në Austri.
Vrasja e grave vazhdon të mbetet një plagë për shoqërinë dhe sfidë për shtetin austriak. Ky trend alarmues ka nxitur debate të shumta në Austri.
Për këtë ka reaguar edhe qeveria austriake. Javën e kaluar në një konferencë të shtypit, kancelari Sebastian Kurz, ministri i Brendshëm Karl Nehammer dhe ministrja e grave, Susanne Raab deklaruan se do të rrisin buxhetin për mbrojtjen e grave.
“Qeveria ka marrë masa të rrepta për të parandaluar krime të tilla. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur gratë,” ka thënë Kurz. Ndërkohë ministrja Raab gjithashtu njoftoi një rritje të buxhetit për mbrojtjen e grave nga dhuna.
Po ashtu ditë më parë në Vjenë është mbajtur edhe një protestë duke kërkuar më shumë mbrojtje për gratë dhe t’i jepet fund dhunës ndaj tyre.
Krahasuar me vendet tjera të Bashkimit Evropian, Austria është listuar në një nga vendet me shkallën më të lartë të vrasjeve së grave në nivel evropian, përcjell albinfo.at
Sipas statistikave të policisë austriake, në vitin 2020 janë vrarë 31 gra, 39 në vitin 2019, ndërsa viti 2018 ka arritur numrin më të madh të vrasjeve të grave, duke shënuar 41 vrasje.
Krahasuar me vitin 2014, kur kishte 19 vrasje të grave, viteve të fundit ky numër është dyfishuar.
E-Diaspora
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real” Baritoni Gëzim Myshketa debuton në Madrid përkrah emrave të mëdhenj të operës botërore...
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip
-
Patentë shoferët e mërgatës: Pse Policia e Kosovës nuk mund t’i konfiskojë?
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Orion Jucja përfundon me sukses programin prestigjioz Hubert H. Humphrey në SHBA
Jeta në Austri
-
Futbollisti Smakaj transferohet në Austri Art Smakaj zyrtarisht te LASK Linz,eprezentuesi i Kosovës transferohet nga Kroacia në Austri...
-
Ekstradohet nga Austria një person i kërkuar për vjedhje të rëndë
-
Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak
-
27.8% e austriakëve: Mbi 2.5 milionë njerëz me prejardhje migrimi
-
Austri: Popullsia do të tkurrej ndjeshëm pa imigracion