Lajme
Shoferi e humb vetëdijen, pasagjerët arrijnë ta ndalin tramvajin
Pasagjerët të cilët arritën të ndalonin një tramvaj të shpejtë në Gjermani pasi shoferi pësoi një urgjencë mjekësore janë përshëndetur si heronj.
Sipas mediave të huaja, paniku u përhap në një tramvaj të dielën, ndërsa përshkonte stacionet drejt qytetit perëndimor të Bonit.
Dhe pasi shoferi po ballafaqohej me probleme shëndetësore, dy burra shkuan drejt kabinës së shoferit, i cili ishte i pavetëdijshëm.
Veç tyre, ka qenë edhe një grua ajo që ka thirrur kompaninë e transportit për udhëzime se si të ndalin tramvajin.
Bëhet e ditur se incidenti kishte ndodhur rreth orës 01:00, sipas kohës lokale.
“Ata bënë saktësisht gjënë e duhur në një situatë të rrezikshme dhe me shumë mundësi shpëtuan jetë”, ka thënë kryebashkiaku i Bonit, Ashok Sridharan, për gazetën lokale “General Anzeiger”.
Ndërkohë komentues të ndryshëm në rrjete sociale, pasagjerët që morën guximin për të bërë diçka të tillë i kanë quajtur heronj.
Ndërkohë thuhet se operatori lokal i transportit SWB ka mbrojtur veten, ndërsa prokurorët po hetojnë incidentin.
Sistemet e dizajnuara për të dërguar alarmet nëse një shofer humbet vetëdijen duket se kanë funksionuar keq.
Shoferi është duke u trajtuar në spital, ndërsa burrat që ndaluan tramvajin shpëtuan me lëndime të lehta, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












