Bota
Pirja e duhanit gjatë vozitjes në Greqi gjobitet me 1500 euro
Reforma në ligjet greke të komunikacionit ka sjellë gjoba të reja për shoferët që pinë cigare gjatë vozitjes së automjeteve.
Rregulloret e reja të trafikut dhe një fletudhëzim të publikuar nga Ministria greke e Shëndetësisë thonë se shoferët e taksive, autobusëve apo çfarëdo automjeti tjetër publik, që pinë cigare ndërsa vozisin, do të gjobiten me 1500 euro dhe automjeti i tyre do t’iu ndalohet për një muaj, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, sipas rregulloreve të reja, nëse në automjetin publik ka ndonjë fëmijë nën moshën 12-vjeçare, atëherë gjoba do të jetë deri në 3000 euro.
Ndërsa shoferët me automjetet personale (private) që pinë cigare gjatë vozitjes dhe në automjetin e tyre bashkë me ta është një fëmijë nën moshën 12-vjeçare, do të gjobiten me 1500 euro po ashtu si dhe do t’iu merret patenta e shoferit.
Shoferët, po ashtu, do të gjobiten njëjtë nëse bashkudhëtari i tyre konsumon produktet e cigares, raporton koha.net.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














