Bota
Shmanget tragjedia: Avioni bën ulje të detyruar, piloti derdhi kafenë në panelin e kontrollit
Airbus A330-243 u nis nga Frankfurti të Gjermanisë, për në Cancun të Meksikës, por bëri ulje të detuyruar në Shannon të Irlandës, njofton Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB
Një avion me 337 persona në bord u detyrua të bënte ulje të detyruar, pasi piloti derdhi kafe në panelin e kontrollit. Kështu thonë hetuesit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët u morën me rastin.
Airbus A330-243 u nis nga Frankfurti të Gjermanisë, për në Cancun të Meksikës, por bëri ulje të detuyruar në Shannon të Irlandës, njofton Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB).
Kjo për shkak se panelet e kontrollit të audios të pilotëve (ACP) filluan të shkriheshin dhe në kabinë kishte tym. Pilotët duhej të përdorin maska oksigjeni, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
AAIB nuk identifikon se cila kompani ka drejtuar fluturimin gjatë aksidentit. Sidoqoftë, organizata jofitimprurëse e pavarur e Fondacionit të Sigurisë së Fluturimeve thotë se ishte një fluturim i Airlines Condor Airlines. AAIB thotë se piloti kryesor pa dashur ka derdhur kafen mbi panel gjatë kohës që avioni ishte mbi Oqeanin Atlantik.
Kafeja ishte në gota pa kapak, gjë që AAIB thotë se ishte normale për kompaninë që drejtonte fluturimin. Piloti kryesor e vendosi kafenë në tryezën e tij, por filxhani më vonë u rrëzua. Shumica e kafes ra në prehërin e komandantit dhe vetëm një sasi e vogël u derdh në ACP1 kryesore.
ACP1 dhe më vonë ACP2 i pilotit së shpejti nisën të nxeheshin shumë derisa nisi të shkrihej njëri prej butonave të tij. Vendimi u mor për të devijuar në Shannon dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt raporton Gazeta Ekspress, percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











