Shkurt.ch
Shkurtohen pensionet e invaliditetit?
Komisioni për çështje sociale i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës synon të shkurtojë pensionet e invaliditetit edhe për invalidët që tashmë i shfrytëzojnë këto pensione. Ndryshe nga ky komision kishte vendosur Dhoma e Kantoneve e Parlamentit. Sipas saj, invalidët e deritashëm nuk do të prekeshin.
Ndërsa Këshilli Federal kishte shprehur qëndrimin ngjashëm me atë të komisionit social. Sipas tij, një sistem ri do të vlente për invalidët e deritashëm me një shkallë invaliditeti prej më shumë se 50 për qind. Ndërsa personat mbi 55 vjeçarë do të kurseheshin nga shkurtimi i pensioneve në fjalë.
Me masat që do të merreshin në këtë variant do të kurseheshin 150 milionë franga në vit. Ndërsa në variantin ku pensionet u shkurtohen edhe shfrytëzuesve të tashëm të pensioneve invalidore, kursimet do të shkonin deri në 300 milionë franga në vit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













