Maqedonia
Shkup, edhe fëmijët në izolim shtëpiak (Video)
Prindërit e tyre kishin kontakt me person të prekur nga koronavirusi
Tre fëmijë nga shkolla fillore “Bllado Tasevski” janë në izolim shtëpiak për shkak të koronavirusit, për arsye se prindërit e tyre kanë marrë pjesë në simpoziumin në të cilin ka ligjëruar Nina Caca Biljanovska, drejtoreshë e Klinikës Dermatologjike, e cila rezultoi pozitive ndaj koronavirusit.
Për këtë arsye edhe prindërit e tjerë nuk i lëshojnë fëmijët e tyre në shkollë. Për raste të njëjta sot u raportua edhe në shkollën “Bratstvo”.
Në shkollën e lartpërmendur, mjekja Kujtime Mehmeti më tre mars ka mbajtur ligjëratë, kurse tashmë 14 ditë është në izolim shtëpiak, por është pa simptoma të gripit. Për gjendjen e saj mjekja e ka njoftuar edhe shkollën.
Kryetari i Komunës së Karposhit ka deklaruar se shkollat janë dezinfektuar dhe se autoritetet janë duke e ndjekur gjendjen dhe presin instruksione nga ministritë kompetente.
“Doktoresha informon se para se të mbajë ligjërata në shkollë nuk ka qenë në kontakt me drejtoreshën e Klinikës Nina Caca. Dokotresha është në izolim si dhe dy fëmijët e saj, të cilët mësojnë në shkollën “Bratstvo”. Në këtë ligjëratë kanë marrë pjesë edhe dy doktorë të tjerë, të cilën thonë se nuk kanë qenë në kontakt direkt me drejtoreshën, por edhe ata janë në izlolim shtëpiak”, deklaroi Stefan Bogoev.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









