Lajme
Shkup, protesta kaloi pa incidente
Mijëra qytetarë shqiptarë protestuan në Shkup, dukë kërkuar lirimin e gjashtë shqiptarëve të dënuar me burgim të përjetshëm. Protesta kaloi pa incidente
Mijëra qytetarë protestuan të premten në Shkup kundër diskriminimit të shqiptarëve nga pushteti maqedonas. Protestuesit gjatë gjithë kohës brohoritnin dhe mbanin pankarta me transparentet “Stop diskriminimit”, “UÇK”, “Duam Liri”, “Jankullovska terrorist”, “Stop drejtësisë selektive ndaj shqiptarëve” etj.
Ndryshe nga herëve të tjera, protesta sot kaloi në mënyrë të qetë ndërsa forca të mëdha të policisë ishin stacionuar afër qendrës tregtare “Mavrovasja” për të ndaluar marshimin e tyre. Disa nga protestuesit, siç raporton INA, bënë përpjekje për ta thyer barrikadën e policisë, por nuk u lejuan nga organizatorët.
Në këtë protestë ishin të pranishëm edhe personalitete të shoqatave dhe organizatave të ndryshme, por edhe kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, kampioni evropian i boksit, Nuri Seferi, politikani Hysni Shaqiri dhe personalitete tjera publike.
Në fund të protestës, Daim Luçi, në emër të familjarëve lexoi një letër proteste me thirrjen “Stop proceseve të montuara politike ndaj shqiptarëve”.
Ndërsa qytetarët Maqedonas që kishin paralajmëruar protesta në mbështetje të institucioneve të tyre, e kishin anuluar atë. Grupet maqedonase kishin planifikuar protesta me moton ‘Maqedonia e Maqedonasve’.
Daim Luçi nga këshilli i familjarëve të dënuar për “Monstra” kërkoi pafajësi, lirimin dhe dëmshpërblimin e gjashtë të dënuarëve për rastin “Mnstra”.
“Kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të prokurores Gordana Geshovska dhe të gjykatësit të këtij rasti, dhe ndjekjen e tyre penale; Dorëheqjen e ministres së brendshme Gordana Jankulovska, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare; Lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarëve në protestat e fundit në Shkup dhe Tetovë”, ishin disa nga kërkesat e protestuesve.
Këshilli i bëri thirrje partive politike që të jenë me popullin në këto momente të rëndësishme, dhe jo siç thuhet me ata që diskriminojnë. Protestuesit i bënë thirrje faktorit ndërkombëtar që të jenë më aktiv në instalimin e shtetit të së drejtës dhe afirmimin e vlerave të drejtësisë dhe vlerave universale.
“Na kanë diskriminuar, na kanë bërë padrejtësi. Ata na kanë nxitur të protestojmë në këtë mënyrë. Prandaj po protestojmë bashkë me bashkëqytetarët, dhe jemi mirënjohës që po na japin gajret. Ne do të vazhdojmë të protestojmë për të drejtat tona, sepse nuk na ngel gjë pos rrugës”, u shpreh Bedri Ajdari, familjar.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











