Bota
Shkrihen akujt në Greenland
Vala e të nxehtit që javën e kaluar mbërtheu Evropën dhe theu rekordet e temperaturave, tani është zhvendosur në Greenland dhe rezultatet janë të dukshme.
Shtresa e dytë më e madhe e akullit në botë, po shkrihet shpejt dhe vala e të nxehtit po përshpejton procesin.
Vetëm në korrik, Greenlanda humbi 160 milionë tonë akuj. Pavarësisht se kjo në dukje po ndodh larg Evropës, pasojat do të ndjehen kudo.
Greenlanda është aktualisht kontribuesja më e madhe e ditëve moderne në rritjen e niveleve të detit dhe kjo shkrirje, vetëm në korrik, ka patur një pasojë ekuivalente me një rritje prej 0.5 mm të nivelit global të deteve. Shkrirja mund të thyejë edhe rekordin e korrikut 2012 kur 97 për qind e shtresës së akujve në Greenlandë përjetoi një shkallë të madhe shkrirjeje, pasi temperaturat këtë radhë pritet të qëndrojnë të larta.
Sezoni i shkrirjeve zgjat deri në fund të gushtit dhe vetëm atëherë do të mësohet, sipas ekspertëve, shkalla e shkrirjes. Vec të tjerash, këtë vit, sezoni i shkrirjes nisi një muaj më herët se zakonisht.
Kjo, bashkë me të nxehtin ekstrem të qershorit, që u pasua nga temperaturat e larta të korrikut, që kulmuan me valën aktuale të të nxehtit, kanë kontribuar në një shkrirje të madhe të akujve.
Masat e ujit të shkrirë, që derdhen në det, qëndrojnë në sipërfaqe sepse uji i kripur i deteve është më i rëndë. Kjo, ndikon tek korrentet dhe krijon elementë të pazakontë moti, që ekspertët thonë se favorizojnë kushte ekstreme.
Nxehtësia inkurajon edhe avullimin, çka shkakton më shumë reshje. Me këto pasoja në mendje, aktivistët e klimës kërkojnë reagim në Greenlandë për të kufizuar shkrirjen e akujve. Arktiku si i tërë po ngrohet shpejt, ashu si edhe pjesa tjetër e globit, një fenomen që i është atribuar ndryshimeve të klimës të shkaktuara nga njeriu përcjell Albinfo.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës Gjatë fundjavës, dy persona u mbytën në liqene, konfirmoi për APA një zëdhënës i Drejtorisë së...
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje
-
Austri: Sa po zbatohet vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla?
-
Policia e Vjenës do të mbyllë 2/3 e stacioneve gjatë fundjavave dhe festave