Shkurt.ch
Shkreptima rekorde në qiellin e Cyrihut
8915 herë është ndriçuar qielli i Cyrihut nga shkreptimat e rrufesë në fillim të këtij viti. Rekord i ri është arritur këtë javë
Rrufeja ka gjuajtur fuqishëm të mërkurën mbrëma në Cyrih. Nuk është hera e parë që qyteti më i madh në Zvicër të përfshihet nga një stuhi me breshër, bubullima, vetëtima dhe me shi të furishëm.
Një moti i ndryshueshëm gjatë verës 2012 ishte bërë i zakonshëm për qytetarët e Cyrihut. 8915 herë rrufeja goditi zonën e Cyrihut. Numri i “bliceve” të rrufesë nuk ishte regjistruar saktë që nga viti 2005. Kështu ka bërë të ditur Stephan Bader nga Meteo Zvicër. “Më parë statistikat janë llogaritur në impulse. Që nga viti 2005 aplikohet metoda e re e matjes së aktivitetit të rrufesë që është shumë më e saktë”, tha Bader.
Edhe Gjeneva ishte ndriçuar 8237 herë nga shkreptimat e rrufesë. E kundërta ka ndodhur në Bernë dhe Bazel, ku rrufeja ishte më e shpeshtë në vitin 2009 se më 2012.Lugano kishte rekordin me më shumë se 14 mijë shkreptima të rrufesë, ndërsa këtë vit deri tani janë regjistruar vetëm pak më shumë se 5.800 shkreptima rrufeje.
Meteorologët nuk mund të japin informacione për aktivitetin e rrufesë. Të dhënat për motin janë të ndara nga aktiviteti i rrufesë. Këtë vit në Cyrih ishte më shpesh se zakonisht.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









