Lajme
Shkon në tre numri i të vdekurve në Tiranë
Në orët e mbrëmjes, intensiteti i protestës ka rënë dhe forcat e rendit duket se kanë filluar ta marrin situatën në dorë
Mjekët në Spitalin Ushtarak në Tiranë kanë bërë të ditur se numri i të vdekurve nga përleshjet e policisë me protestuesit e dhunshëm është rritur në tre. Bëhet fjalë për Zyber Veizin 45 vjeçar nga Gjirokastra, Hekuran Dedën nga Dibra, derisa identiteti i të vrarit të tretë ende nuk dihet.
Ndërkohë sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme, rreth 100 policë janë lënduar, nga të cilët 10 në gjendje të rëndë. Sipas njoftimeve nga Spitali Ushtarak, këtu janë shtruar edhe 28 protestues të tjerë me lëndime, nga të cilët 3 rëndë. Në Spitalin Ushtarak janë dërguar pesë prokuror për të marrë në pyetje të plagosurit. Në orët e mbrëmjes, intensiteti i protestës ka rënë dhe forcat e rendit duket se kanë filluar ta marrin situatën në dorë.
Konfirmohet vdekja e dy demonstruesve
(Update 17.57)
Sipas informacioneve të fundit, 70 policë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë në sallën e operacioneve në Spitalin Ushtarak të Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i Urgjencës pranë Spitalit Ushtarak në Tiranë, Sami Koçeku.
Ndërkohë, konfirmohen zyrtarisht edhe dy të vdekur, njëri prej të cilëve është nga Gjirokastra, Vezir Veizi, 45 vjeç.
Demonstratat e nisura sot në orën 14:00 vazhduan prej më shumë se tre orë para ndërtesës së Kryeministrisë. Policia intervenoi rreth orës 17:00, duke i shpërndarë dhunshëm protestuesit që ndodheshin para Kryeministrisë dhe e kanë marrë situatën nën kontroll.
Në përgjithësi gjendja është e qetë në sheshin Bulevardi i Kombit. Presidenti Bamir Topi ka ftuar për qetësi dhe ruajtje të gjakftohtësisë.
Gazeta Shekulli raportoi në faqen e internetit se pas shpërndarjes së demonstruesve, forca të shumta policie po rrahin gazetarë dhe kalimtarë në bulevard. Policë me skafandra po futen edhe në ambiente të lokaleve private duke qëlluar mbi njerëzit që ndodhen në to.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi për protestat e dhunshme, duke theksuar se qytetarët nuk duhen dhunuar si sot prej një pushteti, siç e vlerësoi ai, që ka humbur arsyen.
“Sot është dita për zgjidhjen e domosdoshme për të mirë të të gjithë shqiptarëve. Demonstrata filloi natyrshëm , u provokuan rëndë u goditën me kamionë ujëhedhës, më gazlotsjellës dhe asfiksues”, ka thënë Rama në një konferencë për shtyp.
Rama tha se thirrja ime për Berishën është së ai më shumë se të tjerët të mos thellohet në rrugën qorre, që ka treguar gjatë gjithë kësaj periudhe.
“Turp për ata që kanë mbajtur në këmbë pushtetin e vjedhur, provokuan gjatë gjithë ditëve dhe në këtë moment delikat në mënyrën më të pamundur një mase gjigante qytetarësh që deri në fund tregoi se ishte aty për të ngritur zërin paqësisht”, tha Rama.
Kreu socialist shprehur solidaritetin dhe keqardhje për pozitën ku u vunë nga kjo qeveri që ka kaluar çdo cak në këtë vend.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












