Lajme
Shkon në dhjetë numri i viktimave nga orteku
Janë gjetur edhe tre trupat e fundit, që ishin ngujuar në gërmadhat e shtëpive të tyre në Reselicë pas rënies së ortekut
14:05
Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet edhe në këto çaste në fshatin Restelicë për gjetjen edhe të tre banorëve tjerë, për të cilët besohet se gjenden nën ortekun e borës, njofron Kosovapress.com.
Mbrëmë, pas orës 2 ishte ndërprerë përkohësisht kërkimi, për shkak të kushteve të jashtëzakonshme klimatike dhe rrezikut të ndonjë orteku të ri.
Deri më tani kanë arritur të gjejnë trupat e pajetë të 7 anëtarë të dy familjeve Reka, ndërsa është gjetur e gjallë edhe një vajzë 5 vjeçare, gjendja e së cilës është stabile.
Komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati ka njoftuar se 160 ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të vazhdojnë kërkimet deri sa të gjendet edhe banori i fundit i zhdukur nën borë, edhe përkundër rrezikut që u shfaqet atyre nga orteku i borës.
Në aksionin e kërkimit janë edhe Policia e Kosovës, banorët e fshatit dhe zjarrfikësit.
Numrin e viktimave e ka konfirmuar zyrtarisht ministri i Infrastrukturës, Femhi Mujota, i cili po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë këtyre ditëve t’u shmangen vendeve që kanosen nga ortekët e botës, si në Rugovë, Brezovicë e vende tjera malore, ku ka shtresa të mëdha të borës.
——-
Trupat e Forcës së Sigurisë dhe njësitë e emergjencave civile kanë gjetur edhe tre trupat e fundit, që ishin ngujuar në gërmadhat e shtëpive të tyre në Reselicë pas rënies së ortekut.
Lajmin për gjetjen e viktimës së dhjetë në fshatin Rastelicë, e konfirmoi edhe Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Veseli, njofton gazetaexpress.com.
Ai pohoi se deri më tani nën ortekun e borës janë gjetur 10 trupa të pajetë, derisa vajza 5 vjeçare siç dihet i shpëtoi kësaj tragjedie.
Veseli tha se megjithë gjetjen e trupave që kërkoheshin, pjesëtarët e FSK’së po vazhdojnë pastrimin e shtëpive nën ortekët e borës.
Ai tha se janë marrë të gjitha masat për sigurimi e banorëve të kësaj ane nga ortekët e mundshëm.
Sipas Zëvendësministrit Veseli, pjesëtarët e FSK’së për t’u dalë në ndihmë banorëve të bllokuar nga bora kanë marr aksione për sigurimin e tyre edhe në Morinë e disa rajone të tjera.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












