Maqedonia
Shkon në 44 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Edhe gjashtë persona kanë humbur jetën në Maqedoni të Veriut nga koronavirusi, duke e çuar në 44 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik, dy viktima janë nga Shkupi dhe Kumanova, një në Prilep dhe një në Veles. Viktimat sikur edhe në rastet tjera janë të moshuar të cilët kanë vuajtur nga sëmundje të ndryshme kronike.
Sa i përket të infektuarve, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 54 raste të reja me çka numri i të përgjithshëm ka arritur në 910. Më së shumti të infektuar ka në Shkup (329), Kumanovë (236), Prilep (85), Strugë (43), ndërsa 14 qytete tjera kanë numër më të vogël të të infektuarve.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ndërkohë ka dhënë detaje edhe për terapinë që po përdoret për trajtimin e të infektuarve me koronavirus, duke thënë se kombinim i dy antibiotikëve po jep rezultate te pacientët. Bëhet fjalë për Azitromicinën i njohur edhe me emrin Sumamed dhe Hidroksiklorokinën, që janë përdorur si ilaçe kundër malaries.
Filipçe ka paralajmëruar se beteja me koronavirusin do të jetë e gjatë dhe e rëndë, në veçanti për personelin mjekësor që do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës, ndërsa sa i përket masave, tha se për to është vështirë të jepen parashikime. Sipas tij, gjithçka do të dihet pas arritjes së majës me të infektuarit dhe kur numri do të fillojë të shënojë rënie.
Nga qeveria ndërkohë kanë miratuar masa të reja për fundjavë kur do të jetë edhe festa e Pashkëve ortodokse. Me qëllim të ndalimit të grumbullimit të qytetarëve nëpër objekte fetare apo hapësira tjera publike, do të vendoset orë policore apo ndalim të plotë të lëvizjes nga e premtja në orën 16:00 deri të martën në orën 05:00
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar
Jeta në Austri
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010














