Bota
Shkon në 33 numri i të vdekurve nga të nxehtit në Kanada
33 persona kanë humbur jetën si pasojë e një vale të nxehti që ka mbërthyer pjesën jugore të provincës kanadeze Quebec.
Moti i nxehtë nisi të premten e shkuar me temperatura që shkuan në 35 gradë celsius dhe lagështi të lartë.
Numri i viktimave është rritur çdo ditë, këtë javë, me 17 vdekje në total të raportuara deri të mërkurën dhe 33 të regjistruara të enjten.
Vala e të nxehtit është më e rënda që provinca ka përjetuar në dekada. Zyrtarët i kërkojnë njerëzve të pinë ujë me shumicë dhe të qëndrojnë në hije. “Po bëjmë gjithçka që mundemi”, tha kryebashkiakia e Montrealit, Valerie Plante, shkruan TopChannel, përcjell Albinfo.ch.
Qyteti ka hapur pishinat dhe hapësirat me ajër të kondicionuar për publikun. Kryebashkiakia tha se skuadrat e reagimit të shpejtë kanë nisur të shkojnë derë më derë, për të kontrolluar rreth 15 mijë banorë vulnerabël.
Deri më tani, 12 nga 33 viktimat, janë regjistruar në Montreal, qytetin me popullatën më të madhe në provincë. Vala e të nxehtit mund të jetë veçanërisht vdekjeprurëse për të miturit dhe të moshuarit – thanë zyrtarët e shëndetit publik. E sipas tyre, viktimat e regjistruara nuk kishin pasur ajër të kondicionuar.
Temperaturat mesatare në Montreal, në këtë periudhë të vitit, janë zakonisht 25 gradë celsius. Zyrtarët shpresojnë që vala e të nxehtit të ndalet të premten, kur meteorologët thonë se do të bien në rreth 24 gradë celsius.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











