Lajme
Shkon në 19 numri i viktimave në Mal të Zi
Mediet njoftojnë se numri i viktimave të aksidentit që ndodhi në rrugën Podgoricë-Kollashin në Mal të Zi ka shkuar në 19. Katër pasagjerë të tjerë janë në rrezik për jetë
Autoritetet e Malit të Zi, raportojnë për 19 persona të vdekur dhe rreth 30 të lënduar pas aksidentimit të një autobusi me pasagjerë në afërsi të Podgoricës. Autobusi kishte rënë në humnerë në kanjonin e lumit Moraça, ndërsa në bord kishte rreth pesëdhjetë turistë rumunë.
Mediet njoftojnë se numri i viktimave të aksidentit që ndodhi dje në rrugën Podgoricë-Kollashin në Mal të Zi, ka shkuar në 19. Po ashtu “Koha” raporton edhe për katër pasagjerë të tjerë të cilët gjendën në rrezik për jetë.
Siç raportohet, kjo fatkeqësi ka ndodhur pasi që autobusi me targa rumune kishte dalë nga rruga duke rënë në kanjonin e lumit Moraça në një thellësi 40 metrash.
Në fillim policia malazeze tha se bëhet fjalë për autobus ukrainas, por më vonë u konstatua se bëhet fjalë për autobus rumun, njoftoi kabineti i ministrit të Brendshëm të Malit të Zi. Sipas të dhënave të policisë në autobus gjendeshin 46 udhëtarë, kryesisht persona të moshuare.
Sipas autoriteteve malazeze, autobusi sapo ka dalë nga tuneli, e ka goditur rrethojën e urës në anën e majtë dhe ka rënë në humnerë. Në Qendrën Klinike të Podgoricës janë sjellë për ndihmën mjekësore ose hospitalizuar 31 udhëtarë nga autobusi i aksidentuar, e ndër ta edhe një fëmijë.
08:30 -Potgoricë, Aksidentohet autobusi, 18 turistë humbin jetën
18 turistë rumunë kanë vdekur dhe 28 të tjerë janë lënduar kur autobusi me të cilin udhëtonin humbi drejtimin dhe ra nga një urë në greminë të kanjonit Moraça në Mal të Zi, njoftojnë autoritetet malazeze
Shtatë pasagjerë, janë në gjendje të rëndë dhe mjekët në Podgoricë po vazhdojnë të luftojnë për jetën e tyre.
Sipas gazetës Vijesti, autobusi me targa të huaja u rrokullis në greminë të thellë rreth 40 metra, në rrugën Podgoricë-Kollashin.
Operacioni i kërkim shpëtimit, zgjati me orë të tëra ndërsa ambasadori rumun në Mal të Zi Mihail Flloroviq e përshkruajti këtë incidenti si “një tragjedi e madhe për vendin”.
Sipas të dhënave të policisë në autobus gjendeshin 46 udhëtarë, kryesisht persona të moshuar nga Rumania.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











