Bota
Shkon në 15 numri i viktimave nga zjarret në Australi
Tre persona janë gjetur të vdekur të mërkurën në pjesë të ndryshme të Australisë, duke e çuar në 15 shifrën e përgjithshme të viktimave nga zjarret në këtë sezon. Autoritetet kanë dërguar ushtarë me helikopterë dhe anije në zonat e prekura për të shpërndarë ndihma humanitare.
Përpos personave të vdekur, dhjetëra të tjerë mbesin të zhdukur nga zjarret që e kanë përfshirë pjesën lindore të kontinentit të largët. Flakët po përhapen më shumë edhe për shkak të thatësisë që ka mbretëruar në tre vjetët e fundit.
Gjendja është rënduar edhe nga temperaturat mbi 40 gradë dhe erërat e fuqishme, të cilat po ndikojnë në përhapjen e zjarreve masive në natyrë. Mijëra banorë lokalë dhe turistë kanë kërkuar strehim në plazhe për t’iu shmangur rrezikut nga zjarri.
Nga zjarret deri më tash janë shkatërruar më shumë se katër milionë hektarë dhe disa zjarre të reja kanë filluar të përhapen përmes vetëtimave.
Moti të mërkurën ishte pak më i freskët, ndonëse më shumë se 100 vatra të zjarrit vazhdojnë të jenë aktive vetëm në rajonin New South Wales. Qeveria i ka angazhuar mijëra zjarrfikës, të cilët po përkrahen edhe nga shumë zjarrfikës vullnetarë, shkruan “Reuters”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











