Lajme
Shkollë në kushte shtëpie, 5 mënyra praktike që fëmijët tuaj të mësojnë
Siç e dini të gjithë nxënësit po mësojnë nga shtëpia dhe çdo nxënës meriton të marrë dije edhe në kushte shtëpie

Duke qenë se familjet në gjithë botën po përpiqen të kuptojnë se si mund t’ia dalin mbanë të shkollojnë fëmijët e tyre në kushte shtëpie si pasojë e izolimit të detyruar të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.
Sipas specialistëve, ekzistojnë 5 mënyra të thjeshta dhe praktike për të mbajtur fëmijët e angazhuar në mësim, të gëzuar, por edhe të shëndetshëm ndërkohë që shkollat mbeten të mbyllura, transmeton albinfo.ch.
Planifikoni dhe jepuni përparësi lëndëve kryesore
Kjo nënkupton që meqenëse nuk jeni mësues profesionist, është mirë që as ju e as fëmija juaj mos stresohet, të vendosni në fillim se cilat janë lëndët kryesore ku duhet të fokusoheni më shumë dhe fillimisht. Si çdo gjë e re me kohën do të përmirësoheni të dyja palët.
Subjektet kryesore
Sipas specialistëve, është mirë që ta nisim punën me pyetjen Pse, pasi fëmijët janë gjithnjë shumë kurioz të dinë arsyen e çdo problem apo risie që mësojnë apo dëgjojnë. Përfshini fëmijët tuaj në diskutim rreth temave të ndryshme që do të mbuloni dhe se kur do ta bëni këtë. Kështu do të mund të krijoni së bashku një shkollë të re alternative ku ata kanë mundësi të kenë akses tek vendim marrjet duke e bërë kështu mësimin edhe më argëtues dhe interesant.
Vendosni rutina
Nga përvoja, fëmijët dhe të rriturit reagojnë mirë nën një strukturë, veçanërisht në një rutinë mëngjesore. Mundohuni të hartoni orarin e mësimit së bashku dhe nëse është e mundur, caktoni një hapësirë të veçantë pune për klasën tuaj të re. Në këtë mënyrë ata mund ta lidhin kryesisht këtë hapësirë me mësimin e tyre, dhe do ta kenë më të lehtë të ndryshojnë aktivitet kur ndodhen në zona të tjera të shtëpisë. Për të mbajtur disa lidhje me përvojën e tyre të zakonshme shkollore, vendosni paraprakisht kohën e pushimit dhe drekës. Koordinoni kohën e punës tuaj më atë të fëmijëve tuaj që asnjëri mos të mbarti pasoja.
Këshilla për mësimin e lëndëve thelbësore
Kur ishit në shkollë, kush ishte mësuesi juaj i preferuar? Edhe nëse nuk mundeni, kjo është mundësia juaj të jeni AI mësues. Mundohuni ta shihni atë nga këndvështrimi i fëmijës tuaj: kjo do t’iu formësojë shumë në marrjen e vendimeve tuaja dhe do t’ju lejojë të optimizoni përvojën e tyre të të mësuarit.
Të qenit i vetmi nxënës eviton konkurrencën e dëmshme dhe i bën ata të maten çdo ditë me veten e tyre duke avancuar çdo ditë e më shumë. Gjithashtu mos harroni të alternoni figurën tuaj si mësues me atë të prindit dashamirës gjatë leksioneve për të monitoruar kështu progresin e tyre tërë kohën. Është e dobishme edhe nëse e vendosni fëmijën tuaj në rolin e mësuesit që ai t’iu shpjegojë juve se çfarë ka mësuar, çka do të tregonte shumë qartë dhe thjesht se sa informacion ata kanë thithur dhe si.
Nuk mund të mbushni filxhanin pa pasur çaj në çajnik
Siç do ta zbuloni, mësimdhënia mund të jetë një punë vërtet stresuese. Kantina e shkollës duhet të ketë ushqime të shëndetshme për trurin dhe trupin e fëmijës, të tilla si frutat dhe perimet, shumë ujë dhe të shmangë sheqerin. Ushtrimet janë gjithashtu diçka e këshillueshme që ta vendosni në fillim të ditës së shkollës për të mbushur “klasën tuaj” me energji, por jo me lodhje. Një mësues i mirë gjithashtu udhëheq me shembullin e tij, kështu që mos harroni të vendosni plane për t’u kujdesur edhe për veten tuaj. Gjeni kohën për t’u shplodhur, mbani një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar si dhe ushtrohuni ose meditoni. Qëndroni pozitiv, mos jini shumë i ashpër me veten ose klasën tuaj dhe mbani mend, …më e mira juaj është gjithmonë e mjaftueshme! /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë Më 21 qershor 2025, në Maison du Peuple të Lozanës u mbajt një ceremoni përkujtimore me...
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
-
Prishtina nën tingujt e Ramë Lahaj e Marigona Qerkezit
Jeta në Austri
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa? Transporti publik i përballueshëm i Vjenës është mbajtur prej kohësh si model për qytetet e tjera...
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake