Kosova
Në Kosovë mund të hapen shkolla profesionale zvicerane

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me presidentin Stefan Sarkany të Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër – Kosovë.
Veprimi i sotëm ka një rëndësi të madhe për nismën e realizmit të projektit të Sindikatës Zvicerane të Automobilëve për hapjen e shkollave profesionale në fushën e automjeteve dhe profilizimin e kuadrove të këtij sektori në vendin tonë.
Kjo marrëveshje hap rrugë trajnimit, certifikimit dhe licencimit të personave përgjegjës, të cilët janë të angazhuar në punëtoritë për riparim, servisim dhe rregullim të automjeteve.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri Pal Lekaj, me anë të një statusi në Facebook.
“Sot nënshkrova Memorandum Bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër – Kosovë, përmes së cilës i hapim rrugë trajnimit, certifikimit dhe licencimit të personave përgjegjës, të cilët janë të angazhuar në punëtoritë për riparim, servisim dhe rregullim të automjeteve. Kjo marrëveshje është nismë e realizmit të projektit të Sindikatës Zvicerane të Automobilëve për hapjen e shkollave profesionale në fushën e automjeteve. Jemi të përkushtuar që të sjellim lëvizje frytdhënëse në secilën sferë, si në këtë rast, arsimimi i të rinjve. Për “Kosovën që e duam të gjithë”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
E-Diaspora
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025” Pas suksesit të edicionit të parë, ftesë për pjesëmarrje në “Kosova in Berlin – Edicioni i...
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz