Gjuha
Shkolla verore “Jam shqiptar”, nisin aplikimet për edicionon e dytë
Kujtojmë se vitin e kaluar për herë të parë Qendra e Botimeve për Diasporën organizoi shkollën verore “Jam shqiptar”. Një iniciativë unike, dhe e para në llojin e saj në Shqipëri, krijuar me qëllim ruajtjen e identitetit të kulturës shqiptare dhe të gjuhës shqipe te fëmijët e lindur në diasporë, përcjell albinfo.ch.
Të parët që patën mundësinë të bëheshin pjesë e kësaj përvoje ishin fëmijët e komunitetit shqiptar në Greqi.
Ndërsa, për këtë vit të dytë aplikimet janë hapur për fëmijët shqiptarë që jetojnë në Itali.
Këtë vit shkolla verore ”Jam shqiptar” mbahet nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe organizohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës, në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën.
Shkolla do të fillojë në datën 21 qershor 2024, ku përmes një programi të larmishëm, njëzet nxënës të diasporës shqiptare që jetojnë në Itali do të kenë mundësi të vizitojnë atdheun e tyre, të njihen me historinë, natyrën, artin e kulturën amtare.
Institucionet kanë njoftuar se tashmë janë hapur aplikimet për pjesëmarrje dhe ftohen te gjithë nxënësit e shkollave shqipe në Itali që plotësojnë kriteret të aplikojnë.
Kriteret:
Të kenë shtetësinë shqiptare
Të jenë të moshës 14-17 vjeç
Të kenë ndjekur shkollat/kurset e gjuhës shqipe prej së paku 2 vjetësh
Të gëzojë shëndet të plotë.
Dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzoni janë:
Letër rekomandimi nga mësuesi
Kartë identiteti
Vërtetim nga mjeku i familjes që nxënësi gëzon shëndet të plotë
Një foto
Afati i fundit për aplikim: 2 qershor 2024.
Aplikimet e nxënësve mund të aplikojnë përmes email-it në adresën elektronike [email protected].
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











