Lajme
Shkodër, vritet komandanti i Njësisë Speciale
Komandanti i Ndërhyrjes së Shpejt të policisë u vra gjatë një operacioni për kapjen e një të dyshuari për tentimvrasje. Policia gjuajti me autoblindë shtëpinë e të dyshuarit
Komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Policinë e Shkodrës, Simon Gjeta është vrarë dhe një qytetarë tjetër është plagosur gjatë operacioni në fshatin Oblik të kësaj komune. Efektivi i njësive të shpejta u vra gjatë një operacioni për kapjen e një të dyshuari, i cili ka bërë një rezistencë ndaj policisë.
Menjëherë pas këtij rasti, i cili ka shokuar rajonin e Shkodërs, por edhe institucionet në Tiranë, ka ndërhyrë forcat speciale të RENEA-s dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt për të arrestuar 50-vjeçarin Ruzhdi Arishta. Mesëohet se ndaj shtëpisë së tij është përdorur një autoblindë e cila ka rrëzuar gjysmën e shtëpisë, pasi ai kishte refuzuar dorëzimin.
Madje, kur ka parë uniformat blu të afrohen, ai ka hapur zjarr ndaj tyre, duke detyruar efektivët e RENEA-s të përdorin gaz lotësjellës.
Burimet policore kanë saktësuar se, Arishta ishte përfshirë në një konflikt me një fqinjin e tij në fshatin Oblikë, gjatë të cilit kishte qëlluar me armë 21-vjeçarin Besmir Sherbela. Ky i fundit u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton TCH.
Burimet shtojnë më tej se Arishta njihet si person problematik dhe me rrezikshmëri shumë të lartë. Për kapjen e tij uniformat blu kanë bllokuar aksin kombëtar Shkodër-Muriqan, që shkon drejt Ulqinit, dhe u kanë bërë thirrje banorëve të zonës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











