Lajme
Shkencëtarët zviceranë zbulojnë një trajtim të ri për Covid-19
Ata kanë gjetur një antitrup monoklonal "shumë të fuqishëm" që synon ta zhdukë koronavirusin dhe është në gjendje të neutralizojë variantet e tij të ndryshme
Studiuesit në Institutin Federal Politeknik të Lozanës (EPFL) dhe Spitalin Universitar Vaud (CHUV) kanë gjetur një antitrup monoklonal “shumë të fuqishëm” që synon ta zhdukë koronavirusin dhe është në gjendje të neutralizojë variantet e tij të ndryshme, transmeton albinfo.ch.
“Zhvillimi i këtij antitrupi të ri neutralizues shënon një hap vendimtar në luftën kundër pandemisë Covid-19”, njoftuan të dy institucionet së bashku.
“Kjo hap rrugën për përmirësimin e menaxhimit të formave të rënda të sëmundjes dhe premtimin e masave të reja parandaluese, veçanërisht për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar”.
Antitrupi i zbuluar mund të përdoret gjithashtu si pjesë e terapisë së kombinuar për të zvogëluar ashpërsinë e sëmundjes te njerëzit e infektuar.
Sidoqoftë, ky zbulim nuk ka për qëllim të zëvendësojë vaksinimin, i cili ende mbetet mënyra më efektive për të mbrojtur kundër infeksionit, vunë re si EPFL, ashtu edhe CHUV. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














