Lajme
Shkencëtarët zbulojnë detaje për koronavirusin
Shkencëtarët kanë zbuluar hollësi të reja për strukturën e koronvairusit, duke ngjalur shpresë për zbulim më të shpejtë të një vaksine kundër tij.
Hulumtuesit e Universitetit të Southampton-it e kanë krijuar një model 3D të strukturës së virusit, duke e vënë në pah “maskën” që ai e përdor për t’u fshehur nga sistemi imunitar i njeriut.
Ky është modeli i parë që i shfaq majat e proteinave në sipërfaqen e virusit, të cilat janë caku kryesor i antitrupave dhe kërkimeve për gjetjen e vaksinës, shkruan “Daily Mail”.
Sheqernat që ndodhen në sipërfaqen e virusit ia mundësojnë futjen në trupin e njeriut, pa u hetuar nga sistemi imunitar, duke u sjellë si ujk nën lëkurën e deles, thonë shkencëtarët.
Sidoqoftë, hulumtuesit zbuluan se koronavirusi i ri nuk është aq shumë i mbrojtur ose i maskuar, siç janë disa viruse të tjerë, përfshirë virusin HIV.
Ekipi i udhëhequr nga profesori Max Crispin, thotë se ky model do të ofrojë të dhëna jetime dhe inkurajuese për shkencëtarët që po përpiqen të krijojnë një vaksinë kundër koronavirusit.
Profesori Crispin thotë se virusi Sars-CoV-2 e ka një numër të madh të majave që dalin jashtë sipërfaqes së tij dhe që shërbejnë për t’u ngjitur dhe për të hyrë në qelizat e trupit të njeriut.
Këto maja janë të mbuluara me sheqerna, të njohura si glikane, të cilat i maskojnë proteinat virusale dhe u ndihmojnë për ta shmangur sistemin imunitar të organizmit.
Ky zbulim pritet ta lehtësojë punën për gjetjen e vaksinës, sepse zvogëlimi i dendësisë së glikaneve, sipas profesorit, nënkupton më pak pengesa për sistemin imunitar që ta neutralizojë virusin përmes antitrupave, përcjellin mediat shqiptare.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











