Lajme
Zvicër: 5 milionë franga për Taskforcën kërkimore, me mundësi shtimi
Ata janë po aq të shqetësuar sa dhe popullsia. Task-forca e drejtuar nga ai (Egger) jo vetëm që mbështet Qeverinë Federale, por gjithashtu këshillon edhe kantonet.
Shefi i task forcës kërkimore të krijuar pak ditë më parë, Matthias Egger, i pranishëm në konfrencën për media që po mbahet në Bernë ka thënë se shkencëtarët janë shumë të motivuar për të ndihmuar në trajtimin e krizës së koronës, shkruan sda.ch.
Ata janë po aq të shqetësuar sa dhe popullsia. Task-forca e drejtuar nga ai jo vetëm që mbështet Qeverinë Federale, por gjithashtu këshillon edhe kantonet.
Kjo Task Forcë përbëhet nga nëntë grupe ekspertësh dhe një “bord këshillues i nivelit të lartë”, transmeton albinfo.ch. Grupet e ekspertëve merren me analizën e të dhënave ose edhe me testimin. Grupe të tjera merren me ndikimin ekonomik ose shoqëror të krizës. Ndërkaq një ekip tjetër merret me shëndetin publik.
Përveç Eggerit si president, bordi këshillimor përfshin gjithashtu drejtuesit e nëntë grupeve të ekspertëve si dhe profesionistë të ndryshëm shtesë.
“Ne duam të japim informacione shkencore, të përgatisim të dhëna, etj”, ka thënë më tutje Egger. Qëllimi ynë është që të japim mbështetje konstruktive për të përballuar krizën.
Fillimisht kësaj taskforce qeveria i ka zotuar 5 milionüe franga por, sipas nevojës, fondi mund të rritet.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











