Lajme
Shkencëtarët krijojnë pilulën revolucionare ‘vrasëse të kancerit’
Një zbulim i jashtëzakonshëm në hulumtimin mbi kancerin u ka dhënë shpresë miliona njerëzve teksa shkencëtarët në City of Hope, një institut rëndësishëm i kërkimit dhe trajtimit të kancerit në SHBA, kanë krijuar një molekulë që “vret” kancerin.
Pilula revolucionare kap dhe asgjëson të gjitha tumoret e ngurta të kancerit, duke i lënë të padëmtuara qelizat e shëndetshme.
Kjo e bën atë një trajtim të rëndësishëm në trajtimin e qelizave me origjinë nga kanceri i gjirit, prostatës, trurit, vezoreve, qafës së mitrës, lëkurës dhe mushkërive.
Është testuar në më shumë se 70 linja qelizore kancerogjene dhe është zbuluar se në mënyrë selektive vret qelizat e kancerit duke ndërprerë ciklin normal riprodhues të qelizave, sipas qendrës kërkimore.
Molekula AOH1996 punon duke targetuar një variant kanceroz të PCNA, një proteinë kritike për tumoret në rritje.
I zhvilluar gjatë dy dekadave të fundit, molekula AOH1996 ka qenë efektive në hulumtimet paraklinike për trajtimin e kancerit të gjirit, prostatës, trurit, vezoreve, qafës së mitrës, lëkurës dhe mushkërive.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










