Lajme
Shkencëtarët gjejnë shkaqet pse gripi është më agresiv gjatë dimrit
Shkencëtarët mund të kenë gjetur arsyen përse na zë gripi më shumë në dimër, duke ditur që ai merret nga mikrobet dhe me këtë arsye mund të sëmureshim më shumë në verë, ku ka edhe më shumë mikrobe.
Në një zbulim, shkencëtarët mund të kenë gjetur arsyen biologjike që ne sëmuremi më shumë në dimër. Rezulton se vetë ajri i ftohtë dëmton përgjigjen imune që ndodh në hundë.
“Kjo është hera e parë që kemi një shpjegim biologjik, molekular në lidhje me një faktor të përgjigjes sonë imune të lindur që duket se kufizohet nga temperaturat më të ftohta”, tha rinologia Dr. Zara Patel, një profesoreshë e otolaringologjisë dhe kirurgjisë së kokës dhe qafës në Stanford.
Në fakt, ulja e temperaturës brenda hundës me më pak se 5 gradë Celsius vret gati 50% të miliarda qelizave që luftojnë viruset dhe bakteret në vrimat e hundës, sipas studimit të botuar në The Journal of Allergy, përcjell
albinfo.ch.
“Ajri i ftohtë është i lidhur me rritjen e infeksionit viral, sepse ju në thelb keni humbur gjysmën e imunitetit tuaj vetëm nga ajo rënie e vogël e temperaturës”, tha rinologu Dr. Benjamin Bleier, profesor i asociuar në Shkollën Mjekësore të Harvardit në Boston.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









