Lajme
Shkencëtarët britanikë po eksperimentojnë një ilaç që ofron imunitet të menjëhershëm
Ilaçi është krijuar nga University College London Hospital dhe nga AstraZeneca. Ai do të mbrojë nga virusi për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj
The Guardian shkruan se shkencëtarët britanikë po eksperimentojnë një ilaç të ri që mund të pengojë ata që janë ekspozuar ndaj koronavirusit që të zhvillojnë sëmundjen, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, terapia me anti trupa do ti jepte një imunitet të menjëhershëm dhe mund të përdoret si trajtim emergjence për pacientët e shtruar në spital apo kategoritë në rrezik. Ilaçi është krijuar nga University College London Hospital dhe nga AstraZeneca. Ai do të mbrojë nga virusi për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.
Po ashtu, koktejli i antitrupave mund të garantojë një mbrojtje nga koronavirusi- thonë shkencëtarët. Nëse do të miratohet ai do ti jepet personave që janë ekspozuar ndaj virusit në tetë ditët e mëparshme. Studimi përfshin edhe disa spitale të tjera britanike dhe një rrjet prej 100 spitalesh në të gjithë botën.
Nëse do të marrë dritën jeshile, mund të vihet në dispozicion për përdorim duke filluar nga periudha mars-prill. Mbrojtja e menjëhershme që garanton ilaçi, shkruan e përditshmja britanike, mund të luajë një rol thelbësor në reduktimin e pasojave të virusit deri sa të gjithë të vaksinohen.
Avantazhi i këtij ilaçi është që të garanton antitrupa të menjëhershëm – shpjegon Katherine Houlihan, virologe. Pjesëmarrësit në eksperimentim sidoqoftë mund të marrin vaksinën por nuk mund ti garantojmë që do ti mbrojë nga sëmundja sepse tashmë është vonë. Vaksinat aktuale nuk krijojnë imunitet para një muaji.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












