Lajme
Shkencëtarët britanikë me eksperiment për ushqimin
Për të siguruar ushqim për popullsinë në rritje të botës duhen më shumë plehra kimike, dhe prodhimi i plehrave tradicionale kërkon shumë energji. Me rritjen e çmimeve të energjisë, shkencëtarët po eksperimentojnë me përzierjet e plehrave organike me ato kimike për të ruajtur rendimentin e të korrave, por edhe për të reduktuar emetimin e karbonit.
Disa vlerësime sugjerojnë se për çdo ton pleh mineral të prodhuar, krijohen katër tonë emetim karboni.
Ky është problem për sektorin e bujqësisë që ka shpresë për të përmbushur zotimet për emetimin zero të karbonit.
Në Luton Hoo, në veri të Londrës, ka 1000 hektarë tokë bujqësore të punueshme.
Menaxherët e fermës kanë rënë dakord të provojnë një përzierje plehrash organiko-minerale që premton të prodhojë më pak karbon dhe njëkohësisht shton përfitimet për shëndetin e tokës.
Profesor Ruben Sakrabani është ekspert në Universitetin Cranfield. Ai ka eksploruar avantazhet e mundshme të plehrave organiko-minerale dhe po bën një provë në terren.
“Prova që shihni këtu është një punë eksperimentale që po bëjmë për të parë efektshmërinë e këtij plehu të ri. Kultura që po rritim këtu është elbi dimëror. Plehrat janë vërtet të shtrenjta për t’u prodhuar dhe në këtë mënyrë ne po përdorim një pleh tjetër që është më i lirë për t’u prodhuar dhe shumë më miqësor ndaj mjedisit”.
Në krah të njëri tjetrit, të dy plehrat nuk duken shumë të ndryshëm.
“Për të prodhuar një pleh mineral nevojitet një sasi e lartë energjie. Kjo është arsyeja pse me koston e lartë të energjisë në këtë moment edhe plehu mineral ka një çmim të lartë. Ne po përpiqemi të përdorim materiale që janë natyrshëm të pranishme në bujqësi, si plehrat e kafshëve, mbetjet e bimëve, si një nga materialet bazë dhe duke shtuar një sasi më të vogël të këtij plehu mineral për ta bërë atë një përbërje të përzier, që e quajmë pleh organiko-mineral”.
Sigurisht, përdorimi i plehut të kafshëve për plehërimin e fushave nuk është diçka e re dhe është praktikuar nga fermerët për shekuj me radhë.
Por tani, shkencëtarët janë në gjendje të optimizojnë përbërësit dhe të përcaktojnë se sa azot duhet të shtohet në përzierje.
Lëvizja drejt plehrave organo-minerale po inkurajohet nga fermerët që kërkojnë të reduktojnë emetimet e karbonit/euronews
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










