Lajme
Shkencëtarët, apel mediave: Flisni për ndryshimet klimatike, jo për motin e keq

Gazetarë, flisni për shkaqet e ndryshimeve klimatike dhe zgjidhjet e tyre dhe jo për motin e keq, pasi heqja e këtij informacioni i dënon njerëzit me një ndjenjë pafuqie, pikërisht në një moment historik në të cilin është ende e mundur të ndërtohet një e ardhme më e mirë, fillon apeli i drejtuar medias, i nënshkruar nga 100 shkencëtarë dhe studiues italianë, përfshirë fizikanin nobelist, Giorgio Parisi, Antonello Pasini, Nicola Armaroli, Stefano Caserini, Enrico Giovannini, Luca Mercalli dhe Telmo Pievani.
”Media italiane ende flet për motin e keq, në vend të ndryshimeve klimatike”, theksohet në apel.
”Kjo do të ishte njësoj sikur në pranverën e vitit 2020 gazetarët të kishin folur vetëm për të shtruar në spital apo të vdekur nga problemet e frymëmarrjes dhe jo për shkakun e tyre, pra virusin SARS-CoV-2 apo zgjidhjen, vaksinat”, shton apeli, transmeton ansa, përcjell albinfo.ch.
“Në raportin e tij të fundit Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike i Kombeve të Bashkuara (IPCC) është shumë i qartë se cilat janë shkaqet kryesore të ndryshimeve klimatike: emetimet e gazrave serrë të prodhuara nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile. Dhe ai është po aq i qartë se cilat janë zgjidhjet prioritare: eliminimi i shpejtë i përdorimit të qymyrit, naftës dhe gazit dhe dekarbonizimi përmes energjive të rinovueshme, thuhet në të.
”Të mos flasim për shkaqet e ngjarjeve ekstreme gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive që prekin planetin tonë. Mosshpjegimi i zgjidhjeve për një përgjigje efektive rrezikon të ushqejë mosveprimin, tërheqjen ose mohimin e realitetit duke rezultuar në një rrezik në rritje për familjet tona dhe komunitetet, veçanërisht ato më të pafavorizuara”, shtojnë ata.
”Për këto arsye, ftojmë të gjithë median italiane të shpjegojë qartë shkaqet e krizës klimatike dhe zgjidhjet e saj, t’i japin të gjithëve mjetet për të kuptuar thellësisht fenomenet në vazhdim, për t’u ndjerë pjesë e zgjidhjes dhe për të ndërtuar besim më të madh në të ardhmen”, përfundon apeli drejtuar medias, i nënshkruar nga 100 shkencëtarë dhe studiues italianë.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri