Kriza në Ukrainë
Shkëmbehen të burgosurit mes Rusisë dhe Ukrainës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi fillimin e shkëmbimit të të burgosurve të luftës, i cili do të vazhdojë në disa faza gjatë ditëve në vijim.
Ndër kategoritë e atyre që do të kthehen në Ukrainë janë të plagosurit dhe të plagosurit rëndë, si dhe ushtarët nën 25 vjeç, raporton BBC.
“Tanët janë në shtëpi. Ukrainasit po kthehen në shtëpi nga robëria ruse. Sot filloi shkëmbimi, i cili do të vazhdojë në disa faza gjatë ditëve në vijim. Ndër kategoritë e atyre që po i kthejmë tani janë të plagosurit dhe të plagosurit rëndë, si dhe ata nën 25 vjeç,” ka thënë presidenti ukrainas.
Sipas tij, procesi është “mjaft i ndërlikuar, ka shumë detaje të ndjeshme, negociatat vazhdojnë pothuajse çdo ditë. Ne presim që marrëveshjet për çështjet humanitare të arritura gjatë takimit në Stamboll të zbatohen plotësisht. Ne po bëjmë çmos për t’i kthyer të gjithë. Ne po punojmë për këtë qëllim në të gjitha nivelet,” tha ai, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, Ukraina dhe Rusia ranë dakord gjatë bisedimeve në Stamboll për të nisur një shkëmbim të gjithanshëm në lidhje me dy kategori të të burgosurve të luftës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











