Lajme
Shkëlzen Doli do të interpretojë himnin e Kosovës në ndeshjen Kosovë – Angli
Ndeshjen Kosovë – Angli do ta nderojë me praninë e tij violinisti i njohur shqiptar, Shkëlzen Doli. Ai do të bëjë interpretimin e himnit të Kosovës, gjë e cila pa dyshim do të jetë emocionuese.
Shkëlzen Doli është anëtar i Filharmonisë së Vjenës dhe Operës shtetërore të Austrisë. Ai ka ndjekur me sukses karrierën e një muzikanti klasik duke ruajtur lidhjet e tij të forta me muzikën autoktone shqiptare, me të cilën ai është rritur dhe edukuar, shkruan albinfo.ch.
Shkëlzen Doli ka lindur në Elbasan dhe është rritur në Gjakovë. Përveç shfaqjeve të shumta si solist, Shkëlzen Doli ka performuar edhe me ansamble të njohura të Filharmonisë së Vjenës si: “Wiener Virtuosen”, “Toyota Master Players”, “The Philharmonics” për muzikën bashkëkohore, “Ensemble Wiener Collage”etj. Përveç Evropës, Shkëlzen Doli ka performuar në Amerikën e veriut dhe në atë të jugut, Rusi, Afrikë, Izrael, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indi, Kinë, Taiwan, Kore të jugut, Japoni etj.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












