Lajme
Shkatërrohet me sëpatë posteri zgjedhor i Majlinda Sulejmanit
Ditë më parë dikush ka rrëzuar pankartën ku ndodhej fotografia e Majlindës, si kandidate e partisë Die Mitte, për zgjedhjet komunale në St. Margrethen
Majlinda Sulejmani është një politikane e re, me rrënjë shqiptare nga Kosova, e cila është e njohur në regjionin dhe kantonin e saj (St.Gallen) për angazhimin e madh në jetën shoqërore dhe politike të atjeshme, shkruan albinfo.ch. Së fundi, ajo është ne garë për Asamblenë e Komunës St.Margrethen.
Dhe pikërisht angazhimi i saj i dallueshëm në këtë garë, duket se pengon disa njerëz në regjion.
Pas disa sulmeve verbale dhe me shkrim drejtuar asaj, presioni tashmë ka marrë një pamje më serioze: ditë më parë dikush ka rrëzuar pankartën ku ndodhej fotografia e Majlindës, si kandidate e partisë Die Mitte, për zgjedhjet komunale.
Lidhur me gjithë gazeta Blick, ka intervistuar Majlinda Sulejmanin. Me këtë rast albinfo.ch publikon pjesë nga intervista në fjalë dhe po ashtu ka kontaktuar Majlindën për informacione plotësuese.
Ajo është e re, e përkushtuar, nënë beqare dhe vjen nga Ballkani. Arsye e mjaftueshme kjo që disa banorë të komunës St. Margrethen SG ta sulmojnë atë në mënyrë anonime. Majlinda Sulejmani, kandidate për këshillin bashkiak, mbrohet nga sulmet, shkruan gazeta.
Që kur shpalli kandidaturën e saj për zgjedhjet e parakohshme të këshillit bashkiak në komunën Rheintal të St. Margrethen SG, ajo u ballafaqua me sulme dhe me këshilla “dashamirëse” nga zotërinj të moshuar – këshilla që ajo nuk i kishte kërkuar.
Tashmë situata për 33-vjeçaren është përkeqësuar sërish. Një postim në Instagram tregon posterin e thyer të fushatës së Majlinda Sulejmanit me një sëpatë të shtrirë pranë posterit. Veç kësaj, ka kohë që atë e telefonojnë në mënyrë anonime në shtëpi. Një sinjal i qartë për politikanen e re. Sipas sulmuesve ajo duhet të tërhiqet (nga gara politike). Por ajo nuk e duron këtë dhe thotë se do ta raportojë javën tjetër.
Megjithatë, Majlidna nuk frikësohet nga kërcënimet si ky, gjegjësisht nga sëpata qe shihet pranë posterit. “Nuk mendoj se ishte e qëllimshme. Përkundrazi, sëpata është lënë aty në stres e sipër e momentit.
Ajo nuk është e huaj për regjionin Rheintal. Punon si arkëtare në gazetën e fshatit “Mosaik” dhe në bordin e FC St. Margrethen si nënkryetare. Politikisht ajo është aktive në partinë Die Mitte.
“Jam kryetare e partisë për St.Margrethen, dhe jam po ashtu komisionin e shëndetësisë në Kantonin St. Gallen si dhe nënkryetare në nivel kantoni e Forumit ztë Grave të Partisë Mitte”, thotë ajo për albinfo.ch.
Fakti që një person i tillë kërkon të zgjidhet në këshillin bashkiak nuk u pëlqen të gjithëve. Në një fletëpalosje anonime që doli së fundmi në St. Margrethen, janë përmbledhur shkeljet e shumta të supozuara të Sulejmanit.
Nën titullin “Shfaqja e madhe shumëngjyrëshe e Majlindës” kritikohet se ajo shpenzon shumë kohë në rrjetet sociale dhe është vetëpromovuese. Personi i panjohur vë në dyshim ekspertizën mjekësore të Sulejmanit pasi “ajo është vetëm infermiere”… etj.
Kandidatja për asamblenë komunale tashmë po përballet me urrejtje të madhe edhe në Facebook, transmeton albinfo.ch. Një përdorues shkruan: “Zgjohuni ju, në Shën Margreten! Apo doni kushte si në Ballkan?” Komenti nderkohë është fshirë.
Posteri i shkatërruar i Sulejmanit, telefonatat dhe fletëpalosjet që u shfaqën papritur: e gjithë kjo përbën nivelin tjetër të përshkallëzimit. Në javët e fundit, kanë vërshuar letrat e lexuesve në gazetat lokale, përcjell albinfo.ch. Kryesisht burra të moshuar tentojnë të diskreditojnë Sulejmanin.
Por ajo e shikon të gjithë këtë me qetësi: “Jam e vetëdijshme se mund të kem një efekt frikësues tek këta njerëz me pamjen time, emrin tim dhe angazhimin tim të palodhur”. Gjithçka që ajo dëshiron nga sulmuesit është që t’i tregojnë fytyrën. “Do ta vlerësoja nëse ata do të më flisnin drejtpërdrejt. Kështu që unë do të kisha mundësinë të mbrohem, gjë që do të ishte e drejtë”.
(Fotot ilustruese janë përdorur me lejen e Majlinda Sulejmanit)
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin














