Lajme
Shkatërrohet Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit, institucionet heshtin
Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit ka qenë shumë më e madhe, por për shkak të gërryerjeve të detit për shekuj me radhë pjesë e mureve dhe disa nga objektet e saj kanë përfunduar në det
Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit, një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, po shkon drejt degradimit. Sipas televizionit shqiptar “Report TV” kjo kala, përpos se i është nënshtruar shkatërrimit natyror, ai tashmë ndodhet jashtë çdo përkujdesjeje institucionale shtetërore.
Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit ka qenë shumë më e madhe, por për shkak të gërryerjeve të detit për shekuj me radhë pjesë e mureve dhe disa nga objektet e saj kanë përfunduar në det.
Gërryerjet po vazhdojnë edhe sot madje me një intensitet më të lartë. Në dimër dallgët e detit përfs
hijnë sipërfaqen e kalasë deri ne 2-3 metra lartësi, duke gërryer edhe ato pak mure të mbetura. Deri me sot në Kalanë e Skënderbeut nuk është bërë asnjë lloj investimi. Mungojnë restaurimet e pjesëve të dëmtuara dhe punimet mbrojtëse nga erozioni i detit, raporton “Report TV”.
Sipas këtij televizioni, sikur të mos mjaftonte erozioni natyror, viteve të fundit janë vjedhur edhe shumë skulptura nëpër muret e kalasë.
“Edhe pse ka degraduar në këtë gjendje, bukuritë mahnitëse te Kepit të Rodonit dhe ky objekt historik me aq sa ka mbetur, po tërheq çdo ditë e më shumë turistë nga vende të ndryshme të botës. Por edhe atyre iu duhet të mundohen për të mbërritur deri këtu. Nuk ka rrugë të rregulluara. Për të arritur në Kalanë e Skënderbeut duhet të kalosh për 30 minuta në këmbë përmes një xhungle të vërtetë”, raporton “Report TV”.
Kepi i Rodonit është një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Në veri të tij derdhet lumi i Ishmit një nga lumenjtë e vegjël të Shqipërisë. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin.
Kalaja e Rodonit u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452. Ndërkohë që punime plotësuese në të u bënë edhe në vitin 1463, kur Skënderbeu solli disa mjeshtër raguzianë të ndërtimit. Qëllimi i ndërtimit të kësaj kalaje nga Skënderbeu ishte sigurimi i një daljeje në Adriatik, i cili kontrollohej nga venedikasit.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje












