Maqedonia
Shkarkohet kryemyftiu i Maqedonisë
Ditë më parë bujë martesa e tij me një grua 50 vjet më të re se ai
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, Sulejman Rexhepi, është shkarkuar nga pozita e tij.
Këtë në një konferencë për shtyp e bëri të ditur kryetari i Myftinisë së Gostivarit, Shaqir Fetahu, raportojnë mediat vendore.
Ai tha se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Rijasetit të BFI-së që është mbajtur gjatë ditës së sotme, njëzëri është shkarkuar Sulejman Rexhepi nga detyra e kryetarit të BFI-së.
Deri në përgatitjen e kushteve për zgjedhje për kryetar ushtrues detyre do të jetë vetë ai.
Ai deklaroi se shkarkimi i Rexhepit është mbështetur nga shumica e anëtarëve të Rijasetit.
Pak ditë më parë Rexhepi u martua me një vajzë 50 vjet më të re.
Mediat vendase gjithashtu shkruajnë se më 9 maj Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, pa ndonjë arsyetim për shkakun e veprimit të tij.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/570833176911948/
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













