Bota
Shkarkohet asistentja e presidentit Trump, Madeleine Westerhout
Westerhout ka punuar me presidentin Trump nga dita e parë e presidencës së tij.
Madeleine Westerhout, asistentja personale e presidentit amerikan, Donald Trump, është detyruar të japë dorëheqje nga pozita që ka pasur në Shtëpinë e Bardhë, pas rrjedhjes së informacioneve të ndjeshme për familjen e tij.
Westerhout, 29-vjeçare, është larguar menjëherë pasi Trump ka mësuar për hollësitë që ka ndarë ajo në një darkë me gazetarë më herët gjatë muajit, përcjell albinfo.ch.
Rrjeti CBS ka raportuar se ajo ka qenë duke pirë teksa ka treguar për qasjen te presidenti Trump kur ai ka qenë në pushime në Nju Xhersi.
Westerhout ka punuar me presidentin Trump nga dita e parë e Presidencës së tij.
Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar largimin e saj.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













