Bota
Shkallët e Eiffelit, në ankand
Një seksion i shkallëve origjinale të kullës Eiffel do të dalin në ankand në Paris, me ç’rast shtëpia e ankandeve Artcurial pohon se mund të shitën për së paku 500 mijë euro.
“Kulla Eiffel në Paris është monumenti më i njohur në botë. Është monument që mahnit të huajt. Kemi shumë amerikanë e kinezë e kanadezë që fascinohen nga kulla. Është mundësi historike tani edhe të kenë një copëz shkallë”, tha specialistja e art depos në shtëpinë e ankandeve Cecila Tajan, transmeton albinfo.ch.
Shkallët spirale ishin ndërtuar në vitin 1889 dhe ishin instaluar me 8 nëntor në kopshtin e Artcurialit afër Champs-Elysées.
Shkallët prej 4.3 metra lartësi ishin pjesë e shkallëve origjinale që çonin në katin e dytë të kullës më të njohur në botë. Në vitin 1983 shkallët origjinale mes kateve ishin çmontuar pas instalimit të ashensorit dhe kateve më të larta.
Më pas u këputën në 24 seksione, me lartësi prej 2 deri në 9 metra. Në dhjetor të po atij viti të gjitha seksionet dolën në ankand dhe u shitën në pjesë të ndryshme të botës. E në vitin 2016 Artcurial ka shitur edhe një seksion të shkallëve për 500 mijë euro, sukses ky për të cilin shpresojnë të përsëritet.
“Shkallet vlerësohen mes 40 mijë e 60 mijë euro. Por në vitin 2016 i shitëm për çmim marramendës. Andaj shpresojmë ta përsërisim këtë”, shtoi Tajan.
Meqë vijnë nga një koleksionues provat kanadez, shkallët vlerësohet se mund të shiten për 600 mijë euro.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










