Lajme
Shkallë e lartë e inflacionit, paradoks ekonomik
Inflacionin prej 9.2 për qind në qershor të këtij viti në Kosovë, ekspertët e ekonomisë e vlerësojnë si paradoks ekonomik

Sipas ekpsertëve , indeksi i çmimeve të konsumit në vend është për 9.2% më i lartë në qershor të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në Eurozonë inflacioni nuk është më i lartë se 2.5%, shkruan gazeta “Zëri”.
“Inlfacioni në Kosovë 4-5 fish më i lartë se në Eurozonë, nuk ka se si të vlerësohet ndryshe përpos se një paradoks ekonomik”, ka theksuar Muhamet Sadiku. Ndërsa sipas Bankës Qendrore të Kosovës, ndikimin më të madh në ngritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve e kishin çmimet e produkteve të drithërave, bukës si dhe çmimet e vajrave dhe yndyrnat.
“Po ashtu, lëvizja globale e çmimeve të derivatet e naftës kishte ndikim të rëndësishëm në rritjen e inflacionit në Kosovë. Ndryshimi i çmimeve në tregjet e jashtme reflektohet në ekonominë e Kosovës nëpërmjet çmimeve të importit, të cilat deri në fund të kanë shënuar rritje të vazhdueshme”, thuhet më tej në raportin e BQK-së.
Mirëpo, sipas ekspertit të ekonomisë Sadiku, ky inflacion i lartë përbën një goditje të rëndë për të gjithë ata që marrin paga të ulëta, pensionistët dhe të varfrit.
“Rritja e inflacionit dobëson fuqinë blerëse, pasi që pagat në sektorin publik nuk lëvizin shpesh. Po ashtu ky përbën një lajm të keq për të varfrit”, thotë ai.
Edhe Qeveria e Kosovës, sipas Sadikut, po ndikon në ngritjen e inflacionit përmes miratimit të buxhetit, pasi që të hyrat vjetore të vendit janë rreth 1 miliard euro, ndërsa shpenzimet shkojnë në 1.4 miliard. Inflacioni i lartë, sipas tij, i komplikon raportet e Kosovës me ndërkombëtarët. Ai shtonë se inflacioni i zhvleftëson edhe kursimet devizore të qytetarëve, prandaj, siç thotë ai, na nevojitet një stabilitetet finaiciar dhe i çmimeve. “
Përndryshe, pagat mesatare në Kosovë sillen rreth 300 euro, ndërsa pensionet mujore janë 45, përkatësisht 80 euro. Ngritja e çmimeve, sipas ekspertëve, përbën një lajm të keq për pensionistët dhe të varfrit, ku rreth 40% e kosovarëve jetojnë në varfëri
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€