Jeta në Zvicër
Shkakton aksident dhe e zë gjumi të qetë
Dy vozitës të dehur është dashur t’i dorëzojnë patentat e shoferit, natën në mes së enjtes e të premtes, pas aksidenteve që i kanë shkaktuar personalisht, në Biessenhofen dhe Arbon.
Sipas njohurive të deritanishme të Policisë Kantonale të Thurgaut, një vozitës 37-vjeçar, rreth orës 23:30 ka qenë duke drejtuar veturën në rrugën “Weinfelderstrasse” nga Biessenhofeni në drejtim të Erlenit, shkruan policia zvicerane, njofton Albinfo.ch.
Për shkaqe ende të panjohura, ai del nga rruga duke goditur një barrierë dhe më pas ndalet në një shpat livadhi teposhtë. Për fat të mirë, ai ka kaluar pa pasoja dhe pas kësaj e zë gjumi sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Një dëshmitar i kujdesshëm e ka alarmuar policinë. Pasi policia ia nuhati kundërmimin e alkoolit shtetasit nga Maqedonia, por nuk kanë mundur t`i bëj test për konstatimin e alkoolit, Prokuroria e Bischofszellit ka urdhëruar provë të gjakut.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











