Maqedonia
Shkak i aksidentit tragjik të Bullgarisë ishte shpejtësia e madhe
Autoritetet hetuese në Bullgari kanë dalē me supozimet e para rreth shkaqeve që mund të kenë dërguar në aksidentin tragjik të Strumës ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, shumica e të cilëve ishin shqiptarë.
Shkak i këtij aksidenti thuhet të ketë qenë shpejtësia, ka thënë drejtori i Shërbimit Kombëtar Hetimor dhe zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov.
Për televizionin bullgar BNT, ai tha se shoferi i autobusit po udhëtonte me shpejtësi të papërshtatshme. Kjo siç u shpreh ai, mund të ishte edhe shkak për aksidentin tragjik.
“Shpejtësia ishte mjaft e papërshtatshme. Autobusi lëvizte me shpejtësi mbi 90 kilometra në orë. Kërkesat për një shofer profesionist të autobusit janë më të larta se për çdo shofer tjetër. Prandaj është dashur që shpejtësia të jetë e përshtatshme me kushtet, pavarësisht sinjalistikës rrugore”, deklaroi Sarafov, transmeton Albinfo.ch
Ndërkaw rreth asaj se çka e shkaktoi djegien e autobusit, Sarafov tha se presin që ekspertiza të përcaktojë. E kjo ekspertizë sipas autoriteteve bullgare do të jetë gati më 25 dhjetor.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











